FSHF investim madhor në Lushnjë/ Kryebashkiakja Sefa: Lajm i madh, rikonstruksioni i stadiumit dhe 3 fusha të reja

Pinterest LinkedIn Tumblr +
FSHF investim madhor në Lushnjë/ Kryebashkiakja Sefa: Lajm i madh, rikonstruksioni i stadiumit dhe 3 fusha të reja

Federata shqiptare e futbollit ka gati investimin madhe në futbollin e qytetit të Lushnjes.

FSHF bën të ditur nëpërmjet një njoftimi për mediat se është marrë vendimi nga Komitetit Ekzekutiv dhe do të nisë shpejt projekti madhor për transformimin e infrastruktures sportive në Lushnjë.

Advertisement

FSHF do të ndërhyrje për zëvëndësimin e tapetit të stadiumit “Roza Haxhiu” si dhe do të investoje në tre fusha të tjera sportive  përrreth stadiumit për të kompletuar të gjithë infrastrukturën sportive në këtë qytet mjaft sportëdashës, që ishte në gjëndje të rëndë.

 

Në mbledhjen e fundit të Komitetit Ekzekutiv, anëtarët morën vendimin dhe dhanë dritën jeshile për të rikonstruktuar fushën e këtij stadiumi së shpejti përmes sistemimit të bazamentit dhe më pas mbjelljen me bar natyral.Gjithashtu, FSHF-ja nuk do të investojë vetëm në fushën e stadiumit, por edhe në tre fusha të tjera të reja, që do të jenë me bar natyral, ku njëra do të shërbejë për seancat stërvitore të ekipit të parë dhe stërvitjet e ekipeve zinxhir, njëra për stërvitjen e fëmijëve deri në moshën U-13, ndërsa do të bëhet edhe rikonstruksioni nga e para e aneksit stërvitor, që do të shërbejë për të gjitha ekipet dhe aktivitetet sportive të shkollave.Kësisoj, Lushnja do të njohë ndërhyrjen dhe transformimin rrënjësor të komplekseve sportive, stadium i rinovuar, tre fusha standard të përmasave dhe kualitetit për të përmbushur, jo vetëm nevojat stërvitore të ekipeve zinxhir, por edhe për të pritur edhe fëmijë e të rinj amator të qytetit e më gjerë, njofton federate.

Advertisement

Kryetarja e Bashkisë së Lushnjës, Eriselda Sefa teksa shprehu kënaqësinë e një lajmi të tillë të shumëpritur për futbollin lushnjar, falenderoi Presidentin Armand Duka për interesin e shfaqur për të transformuar gjëndjen e terreneve sportive në këtë qytet.

Sefa shtoi se Bashkia do të ketë zërin e vet të investimet në këtë projekt në bashkëpunim me federatën me qëllim ndryshimin terësor të pamjes së futbollit lushnjar.

Advertisement

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 Struga.info | Privacy policy