Lushnja nderon kampionin e vet/ Florian Marku pritet nga kryebashkiakja Eriselda Sefa

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Lushnja nderon kampionin e vet/ Florian Marku pritet nga kryebashkiakja Eriselda Sefa

Florian Marku fitues i titullit nderkombetar në IBF, pritet nga kryebashkiakja e Lushnjes Eriselda Sefa.

Marku, boksier i cili po përjeton rritje të vazhdueshme në karrierën e tij, është me origjinë nga Lushnja, aty ku jetojne edhe prindërit dhe familjarët e tjerë të tij.

Për këtë arsye, drejtuesit e Bashkisë Lushnjë kanë shfrytëzuar edhe vizitën e tij në Shqipëri për ta ftuar në Institucion.

Kryebashkiakja Eriselda Sefa i shprehu Florian Markut të gjitha vlerësimet dhe urimet në emër të institucionit që ajo drejton dhe në emrin e të gjithë qytetareve lushnjarë. Me këtë rast në shenjë falenderimi, Sefa i dhuroi boksierit të talentuar stemën e Bashkisë së Lushnjës, simbol i falenderimit që komuniteti i këtij qyteti ka për sportistin e vet.

Advertisement

Vec kësaj në vazhdimesi, Këshilli Bashkiak pritet të marrë në konsiderate vendimin për të shpallur “Qytetar Nderi” të Florian Markut, krenari e Lushnjes dhe të gjithë shqiptarëve.

Marku me fitimin e titullit kampion ndërkombëtar për peshat e mesme në kategorine  IFB , pasi mundi Maksim Prodan, duke i hapur rrugën vetes që të garojë për titujt e kampionit të botës në versionet më të rëndësishme të peshës së WBC, WBO dhe WBA.

 

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy