Tirana me fusha të reja, Duka dhe Halili përurojnë 3 fusha të rikonstruktuara te “Skënder Halili”

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Tirana me fusha të reja, Duka dhe Halili përurojnë 3 fusha të rikonstruktuara te “Skënder Halili”

Federata Shqiptare e Futbollit në bashkëpunim me klubin e futbollit Tirana kanë rikonstruktuar së fundmi tre fushat e kompleksit “Skënder Halili”. Një investim që është përuruar pikërisht ditën e sotme, ku i pranishëm ishte edhe Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, Presidenti i KF Tirana, Refik Halili, trajnerët e ekipeve dhe akademive të Tiranës si dhe futbollistët e futbollistet e këtij klubi.

 

Projekti i “100 Fushave” i shpallur prej kohësh nga FSHF-ja ka nisur tashmë të implementohet dhe ashtu sikurse në Tiranë, fusha të tjera do të rikonstruktohen dhe ndërtohen në të gjithë Shqipërinë. Për këtë gjë, Federata e Futbollit ka ftuar herë pas here pushtetin qendror dhe atë vendor, biznese që duan të investojnë në dobi të futbollit, t’i bashkohen këtij projekti.

 

Advertisement

Me rastin e inaugurimit të këtyre fushave, presidenti Armand Duka, në fjalën e tij për të gjithë të pranishmit theksoi edhe një herë se prioriteti i FSHF-së është futbolli i fëmijëve, teksa u ndal të falënderonte edhe klubin e Tiranës për bashkëpunimin gjatë gjithë kësaj kohe.

 

Gjithashtu, presidenti Duka foli edhe për projektin e “100 fushave” si dhe u shpreh se Federata e Futbollit do të jetë gjithmonë në mbështetje të klubeve si dhe akademive.

 

Advertisement

“Ndihem vërtetë mirë që jam këtu sot me një lloj infrastrukture të ndryshuar, të rinovuar me tre fusha të reja me tapet artificial, që në fakt është baza e zhvillimit të futbollit. Nëse nuk kemi një infrastrukturë të mirë dhe nëse nuk kemi trajnerë të mirë, e kemi të vështirë që të kemi shumë fëmijë dhe që të na bashkohen sa më shumë djem e vajza në lojën tonë, për të luajtur sport, për të qenë të shëndetshëm, për t’u edukuar më mirë.Ky është fillimi, ne kemi një projekt të shpallur për futbollin e fëmijëve, për futbollin amator, për të ndërtuar 100 fusha me bar natyral, që ka filluar. Ftojmë sa më shumë bashkëpunëtorë, biznese private, pushtetin vendor që të na gjejnë sipërfaqe të lira, përveç këtyre të limituara që kemi aktualisht. Të gjejmë sipërfaqe të lira apo të blejmë toka të lira për të ndërtuar aq fusha sa vërtetë i takojnë fëmijëve të Tiranës.Nëse nuk punojmë për fëmijët, nëse nuk afrojmë sa më shumë fëmijë, nëse nuk kujdesemi sa më shumë për ta, atëherë nuk do të kemi moshat e tjera. Kur themi fëmijë, themi vajza dhe djem, pa bërë dallime, madje pak më shumë për vajzat”, – tha ndër të tjera Presidenti i FSHF-së.

 

 

 

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy