Ironia e Bardhit: “Mos u çudisni nëse Basha do thotë jam mbret i Anglisë”/ Tensione në seancë për “timonin” e grupit demokrat

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Ironia e Bardhit: “Mos u çudisni nëse Basha do thotë jam mbret i Anglisë”/ Tensione në seancë për “timonin” e grupit demokrat

Parlamenti nisi sot sesionin e ri me një debat të vjetër, kush përfaqëson Partinë Demokratike; Sali Berisha, Lulzim Basha apo Gazment Bardhi.

 

Kryetarja e kuvendit Lindita Nikolla njohu sot si kryetar të grupit parlamentar të PD Lulzim Bashën, bazuar mbi një vendim të kryesisë së Partisë Demokratike.

 

Advertisement

LINDITA NIKOLLA

“Sot në orën 9 kam marr një njoftim nga PD e cila më drejtohet që në zbatim të rregullores së parlamentit, më vënë në dijeni se kryetari i grupit është Basha”

 

Ky vendim i kryetares së kuvendit Nikolla është shoqëruar me reagime të ashpra nga kreu i grupit parlamentar demokrat Gazment Bardhi dhe deputetet e opozitës

Advertisement

 

GAZMENT BARDHI

“Ju mund të talleni me qytetarët, mund të jeni tall edhe me opozitën për shkak të konflikt, por ta harroni se do vijë dita kur kreun e grupit të PD ta zgjedhë PS. Atë ditë, ti para dhe pas teje Rama ti bëni llogaritë mirë.”

 

Advertisement

Lindita Nikolla

“Jeni konfuz zoti Bardhi”

 

Por konfuz ishte sot vendimi i kryetares së kuvendit Lindita Nikolla, e cila pranoi shkresën e firmosur vetëm nga Lulzim Basha se ai është kryetar i grupit parlamentar demokrat.

Advertisement

 

Sipas rregullores së kuvendit në nenin 16 “Çdo grup parlamentar, në mbledhjen e tij të parë, zgjedh kryesinë e tij. Kryesia e grupit përbëhet nga kryetari, zëvendëskryetari, sekretari dhe zëdhënësi. Për zgjedhjen e kryesisë vihet në dijeni kryetari i kuvendit. “

 

Por Lulzim Basha nuk ka zhvilluar mbledhje të grupit parlamentar dhe as nuk gëzon mbështetjen e shumicës së deputetëve demokratë, pasi nga 34 deputetë që ka ky grup vetëm 8 janë rreshtuar në krah të tij.

Advertisement

Për këtë arsye e gjitha séanca është shoqëruar me debate jo vetëm mes opozitës dhe mazhorancës, por më së shumti mes Gazment Bardhit e Lulzim Bashës, dy politikanë që kanë qenë deri pak kohë më parë bashkëpunëtorë të afërt.

 

 

Ndarja mes Lulzim Bashës e Gazment Bardhit duket tashme përfundimtare.

Advertisement

 

GAZMENT BARDHI

“Mos u çudisni kur nesër Basha të dalë e të thotë që jam mbret i Anglisë.”

 

Advertisement

Në këtë sesion të ri duket se jo pak gjera kanë ndryshuar brenda partisë më të madhe të opozitës.

 

Gazment Bardhi ka thirrur nesër një tryezë të të gjithë deputetëve të opozitës, ku do të mungojë Lulzim Basha, por do të marrë pjesë Sali Berisha, deputetët që e mbështesin dhe krerët e partive aleate.

 

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy