Isa Mustafa thirrje krerëve të shtetit të vijnë në Kosovë: Situata në veri është tepër serioze, të mblidhet Këshilli i Sigurisë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Isa Mustafa thirrje krerëve të shtetit të vijnë në Kosovë: Situata në veri është tepër serioze, të mblidhet Këshilli i Sigurisë

Ish-kryeministri i Kosovës, Isa Msutafa ka thënë se për shkak të situatës në veri  duhet të thirret Këshilli i Sigurisë.

Përmes një postimi në Facebook, Mustafa ka thënë se situata në veri është tepër serioze dhe e rrezikshme.

Sipas tij, në një situatë të tillë, krerët e shtetit duhet të jenë në Kosovë.

“Situata në veri të Kosovës është tepër serioze dhe e rrezikshme. Në një situatë të tillë , Presidentja, Kryeministri dhe Kryeparlamentari duhet të jenë në Kosovë.

Advertisement

Nuk mund të dërgojnë mesazhe, njëra nga New Yorku, tjetri nga Shkupi e nga Budapesti, kurse Njësitë Speciale të Policisë të Kosovës të mbesin të mbërthyera në Jarinje e Bërnjak nën kërcënimin e helikopterëve, avionëve e tanksave të Serbisë.

Kjo sjellje është joserioze dhe e pafalshme”, ka shkruar ai.

Mustafa thotë se presidentja duhet të thërras Këshillin e Sigurisë dhe të ndërmerren masat e nevojshme.

“Në momente të tilla do duhej të thirret Këshilli i Sigurisë nga Presidentja e vendit dhe të ndërmerren masat e nevojshme duke u koordinuar me partnerët tanë, SHBA, BE, KFOR-in dhe institucionet relevante në Kosovë”, tha ai.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy