Ish kryeministri i Kosovës sjell në vëmendje 5 pikat e shkelura nga Kurti për dialogun me Serbinë: E nis me Rezolutën e përfundon me Reciprocitetin

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Ish kryeministri i Kosovës sjell në vëmendje 5 pikat e shkelura nga Kurti për dialogun me Serbinë: E nis me Rezolutën e përfundon me Reciprocitetin

Ish kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka përkujtuar pesë pika në kuadër të negociatave që po ndodhin në Bruksel mes Albin Kurtit dhe Aleksandër Vuçiqit.

Ai ka përmendur rezolutën që kërkon raportin në Kuvend “para dhe pas çdo takimi në Bruksel”, platformën e munguar për dialog, kërim-faljen e Serbisë, kushtëzimin e dialogut me fatin e të pagjeturve dhe Reciprocitetin, përcjell Periskopi.

Hoti ishte kritikuar vazhdimisht nga Vetëvendosje për mos-transparencë në dialogun me Serbinë, diçka që tash po e bën edhe kryeministri Kurti.

Statusi i plotë:

Advertisement

Sot po mbahet takimi në kuadër të dialogut me palën serbe në Bruksel. Disa çështje për përkujtim për të gjithë:

Raportim për dialog në Kuvend nuk është bërë siç kërkohet me rezolutën e propozuar nga vetë ata që tani po dialogojnë, e cila rezolutë thotë se “Kryeministri duhet të raportojë në Kuvend para dhe pas çdo takimi në Bruksel”.

Platformë për dialog nuk është prezantuar në Kuvend, ku do të përcaktoheshin parimet dhe objektivat e dialogut. Në vend të kësaj, janë prezantuar katër pika në një konferencë për medie në Bruksel, të cilat në fakt e ruajnë “status quo” sa i përket marrëdhënieve në mes të dy vendeve, për të cilën gjë është e interesuar pala serbe.

Kërkim falja nga pala serbe para se të nisë dialogu është harruar.

Advertisement

Kushtëzimi i dialogut me zbardhjen e fatit të të pagjeturve është harruar.

Masat e reciprocitetit, që ishin çështje javësh pas formimit të qeverisë, janë harruar.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy