Ish-kryenegociatorja e dialogut Kosovë-Serbi: Protesta kundër Vuçiç duhet të përkrahet nga të gjithë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Ish-kryenegociatorja e dialogut Kosovë-Serbi: Protesta kundër Vuçiç duhet të përkrahet nga të gjithë

Ish-kryenegociatorja e dialogut Kosovë-Serbi, Edita Tahiri, është rreshtuar pro mbajtjes së protestës nesër në Tiranë, si shenjë kundërshtie ndaj ardhjes së presidentit serb Aleksandër Vuçiç në Tiranë.

Përmes një reagimi në ‘Facebook’, ajo shprehet se protestat në Tiranë janë edhe në mbrojtje të Kosovës dhe duhet të përkrahen nga të gjithë shqiptarët.

“Ballkani i Hapur” do të vendos popujt në hegjemoninë serbe…kështu ëndërron Vuçiçi në prag të arritjes në Tiranë nesër. Mrëpo, opozita e ringjallur e Shqipërisë nesër do ti tregoj se ai vetëm mund të ëndërroj.

Protestat nesër në Tiranë janë edhe në mbrojtje të Kosovës dhe duhet të përkrahen nga gjithë shqiptarët!”, shkruan Tahiri.

Advertisement

 

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy