Ish-ministrja e Financave në SPAK/ Anila Denaj dëshmon për koncesionin e sterilizimit të pajisjeve mjekësore

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Ish-ministrja e Financave në SPAK/ Anila Denaj dëshmon për koncesionin e sterilizimit të pajisjeve mjekësore

Ish-ministrja e Financave dhe Ekonomisë, njëherazi dhe deputete e Partisë Socialiste Anila Denaj u paraqit këtë premte në Prokuroninë Posaçme Antikorrupsion. Për rreth tre orë ajo ka dhënë dëshminë e saj si person në dijeni lidhur me koncesionin e sterilizmit të mjeteve shëndetësore.

 

Ky koncesion po hetohet nga SPAK, ndërsa Denaj pas përfundimit të dëshmisë para prokurorëve tha se ishte pyetur si ish-drejtore e Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësorë.

 

Advertisement

ANILA DENAJ

 

U pyeta si person në dijeni, si ish-drejtore e Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësorë.

 

Advertisement

 

Prej kohësh, SPAK ka nisur hetimet për kontratën me partneritet publikë privatë atë të sterilizimit të mjeteve shëndetësore. Pjesë e hetimeve është edhe ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqja.

 

Koncesioni i sterilizimit të pajisjeve shëndetësore ka një rritje të ndjeshme të kostove nga viti  në vit.

Advertisement

 

Pikëpyetjet lidhen me fryrjen e kostove për setet e pajisjeve që përdoren gjatë operacioneve po hetohen nga prokuroret. Barra e kësaj kontrate bie mbi buxhetin e shtetit dhe jo mbi koncesionarin.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2022 Struga.info | Privacy policy