Ish-prokurori Besnik Muçi: Reforma në Drejtësi ka shkatërruar sistemin. Duhen më shumë hetime për korrupsionin

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Ish-prokurori Besnik Muçi: Reforma në Drejtësi ka shkatërruar sistemin. Duhen më shumë hetime për korrupsionin

Ish- prokurori i Kimeve të Rënda, Besnik Muçi është shprehur në studion e Quo Vadis se Reforma në Drejtësi e ka shkatërruar të gjithë sistemin e Drejtesisë dhe, sipas tij, duhen të paktën 20 vite për rikuperim.

 

Muçi tha se aktualisht gjyqësori ka më shumë probleme se sa para reformimit të tij.

 

Advertisement

“Reforma në drejtësi e ka shkatërruar sistemin e drejtësisë në mënyrë të tillë që, të kthehet në gjendjen që ishte i duhen të paktën 20 vite.”

 

Për sa i përket një sondazhi cili nxjerr sistemin e gjyqësorit si më të korruptuarin në Shqipëri, Muçi tha se nuk e beson një gjë të tillë. Ish-Prokurori u shpreh se duhet më shumë punë me hetimet për sa i përket korrupsionit megjithatë ka hetime proaktive në fushën e krimit të organizuar.

 

Advertisement

“Gjyqësori ka probleme edhe pak më të rënda se para reformës por nuk besoj që gjyqësori është më i korruptuari. Si qytetar prisja më shumë, por unë e kuptoj vëhtirësinë e punës aty. Është një institucion i ngritur rishtas, kohëzgjatja krijon besuershmëri. I duhet një periudhë për të krijuar besueshmëri. Prisja më shumë sidomos në rastet publike të korrupsionit. Duhet që SPAK-u t’i kishte hetuar. Prisja hetime pak më shumë proaktive në fushën e korrupsionit, kurse krimi i organizuar unë mendoj që ka hetime proaktive. Reforma në Drejtësi solli një problem shumë të madh duke prishur sistemin e drejtësisë, prishi të gjithë mekanizmin e ndëshkimit, hetimit e gjykimit penal. Njerëzit nuk besojnë nëse autori i një vepre shumë të rëndë do të dënohet.”

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy