Ish-zyrtarët e bashkisë Tiranë në burg, Kulluri: Ka hetim intensiv për një grup të tretë, karrigia është për të shërbyer

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Ish-zyrtarët e bashkisë Tiranë në burg, Kulluri: Ka hetim intensiv për një grup të tretë, karrigia është për të shërbyer

Me kërkesë të SPAK, GJKKO firmosi  më 28 mars 2024, 9 masa sigurie për zyrtarë dhe ish zyrtarë të bashkisë së Tiranës. Tre masa sigurie “arrest me burg” u firmosën për Mariglen Qaton, ish drejtorin e Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit (IMT) në Bashkinë e Tiranës;  Redi Molla, ish drejtorin e Ujësjellës Kanalizimeve Tiranë dhe  e Taulant Tusha, ish-drejtor i Punëve Publike Bashkia e Tiranës. (Ky i fundit aktualisht ndodhet në paraburgim për dosjen e inceneratorit të Tiranës dhe kjo është masa e dytë e sigurisë që firmos GJKKO ndaj tij).

Edvin Kulluri i ftuar në studion e “7pa5” në Vizion Plus të moderuar nga Alma Çelaj dhe Syrjan Rahova tha se ka edhe një hetim tjetër intensive nga SPAK për një grup të tretë drejtorësh në bashkinë e Tiranës. Sipas tij, shkaku i këtyre arrestimeve është “arroganca” me të cilën është qeverisur si nga ana e bashkisë ashtu edhe nga ana e qeverisë.

Kulluri: Ky është grupi i dytë i ndaluar në bashkinë e Tiranës. Ka një hetim intensiv dhe për një grup të tretë të bashkisë. Ishte e pritshme për shkak të arrogancës dhe kokëfortësisë në gabime të vijueshme në administrimin e punëve publike nga qeveria dhe bashkia e Tiranës. Ne kemi ngritur zërin prej vitesh. Unë kam dalluar elemente të ndara nga realiteti te Veliaj dhe kjo lloj arrogance këtu të çon. Pushteti është përgjegjësi, është dije, të jesh i ndërgjegjshëm dhe të kuptosh që karrigia është një karrige për të shërbyer dhe jo për tu shërbyer. Ky është gabimi që bëhet sot. Në kushet dhe rrethant që jemi sot, me një opozitë të dobët, mazhoranca nuk e ka parë si kërcënim dhe ky është rezultati. Kemi një opozitë që ka humbur 6 palë zgjedhje, një opozitë që ka dorëzuar mandatet, dhe një opozitë që nuk fiton dot zgjedhjet në gjendjen që është. /vizionplus.tv

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy