minibus hire UK cloud hosting petrol station near me struga Lajme shqiperia lajm cloud hosting find cheapest fuel minibus hire Leeds
“Isha në takim me Metën”, Gjokutaj reagon pas arrestimit të kreut të PL-së: U rrëmbye në mes të rrugës - Struga.info


“Isha në takim me Metën”, Gjokutaj reagon pas arrestimit të kreut të PL-së: U rrëmbye në mes të rrugës

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Isha në takim me Metën”, Gjokutaj reagon pas arrestimit të kreut të PL-së: U rrëmbye në mes të rrugës

Avokati Genc Gjokutaj në një deklaratë për mediet nga ambientet e Drejtorisë së Policisë ss Tiranës e ka cilësuar “rrëmbim banditesk” arrestimin e Ilir Metës me urdhër të SPAK.

Ai tha se vendimi për arrestimin e tij është politik dhe është marrë nga kreu i SPAK Altin Dumani së bashku me kreun e qeverisë Edi Rama.

Më tej, Gjokutaj theksoi se Meta është i vendosur të përballet me procesin. Ai konfirmoi edhe tre akuzat që rëndojnë ndaj tij: pastrim parash, korrupsion dhe mosdeklarim pasurie.

Gjokutaj: Unë isha në takim me zotin Meta. Ai ka mbërritur këtu pas një rrëmbimi banditesk që i është bërë në rrugë. E gjithë kjo histori ndodh me një person që ka qenë disa herë në SPAK dhe ka dhënë shpjegime në lidhje me çfarë e kanë pyetur. Kjo çështje ka 5 vjet. Momenti është politik, dyshja Rama-Dumani dhe mashat e tyre, ish-bashkëpunëtorët e Ilir Metës kanë formuar një vendim që ne sapo e kemi marrë. Qëndrimi i tij është i qartë, është i vendosur të përballet me procesin dhe çdo gjë që është shkruar në këtë vendim, sepse ai pati kohë ta lexonte, e ka marrë më përpara. Janë tre akuza, korrupsion, pastrim i produkteve dhe diçka pasurore. Ish-Presidenti u rrëmbye në rrugë. Mund ta thërrisnin në SPAK, në polici./vizionplus.tv

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy