Ishin në proces divorci/ Burri vret gruan në Maliq dhe e hedh në kanalin e ujrave të zeza

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Ishin në proces divorci/ Burri vret gruan në Maliq dhe e hedh në kanalin e ujrave të zeza

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Zemblak të Maliqit.

 

Burri në proces divorci ka vrarë gruan  dhe ka hedhur në gropën e ujrave të zeza.

 

Advertisement

Policia e ka gjetur të pajetë trupin e gruas, ndërsa po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave.

 

Autori i ngjarjes së rëndë është arratisur, dhe blutë po punojnë për kapjen e tij.

 

Advertisement

Maliq/Informacion paraprak

 

Më datë 29.07.2023, rreth orës 20:40, në fshatin Zëmblak, Maliq, në një gropë septike pranë banesës së saj, është gjetur e pajetë, shtetasja L. M., 46 vjeçe.

 

Advertisement

Nga hetimet paraprake të kryera dyshohet se autori i dyshuar i kësaj ngjarjeje është bashkëshorti i saj shtetasi Gj. M. Nga ana e Policisë janë ngritur grupe kontrolli me qëllim kapjen e tij.

 

Në lidhje me mjetet që janë përdorur në krim dhe rrethanat e mëtejshme, do ju informojmë pas këqyrjes së trupit të viktimës.

 

Advertisement

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy