
Fation Murati, një emër i njohur për policinë ishte shënjestra e atentatit të mbrëmshëm në një lokal në pronësi të tij në Don Bosko, ku u plagosën 5 veta dhe e vrarë mbeti Mimoza Paja.
58-vjeçarja kishte 10 ditë që kishte filluar punë në lokalin e Fatjon Muratit.
Advertisement
Ky i fundit ka qenë me masë arrest shtëpie.
Ditën e djeshme paradite, oficerët kanë bërë kontrollin në banesën e tij dhe e kanë gjetur në shtëpi. Ai ka firmosur procedurën që ndodhej aty.
Advertisement
Por pas largimit të efektivëve, Murati është larguar drejt Kosovës e më pas në Turqi.