
Një i ri është gjetur ditën e sotme i mbytur në liqenin e Paskuqanit.
Policia njofton se 20 vjeçari me iniciale S.B ishte shpallur në kërkim nga familjarët, të cilët kishin bërë edhe denoncim në komisariat.
Sipas bluve, i riu nuk ka pasur shenja dhune në trupin e tij dhe dyshimet janë që ai është vetëmbytur.
Kamëz/Informacion paraprak
AdvertisementMë datë 12.10.2023, te diga e liqenit të Paskuqanit, është gjetur pa shenja jete dhe pa shenja dhune, dyshohet i vetëmbytur, shtetasi S. B., 20 vjeç. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim nga Komisariati i Policisë Nr. 5, pas kallëzimit të bërë nga familjarët, për largimin e tij nga banesa.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
AdvertisementMaterialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.