Ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar/ Kapet në Muriqan 32 vjeçari nga Kazakistani

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar/ Kapet në Muriqan 32 vjeçari nga Kazakistani

Shërbimet e PKK Muriqan, si rezultat i kontrolleve të shtuara për kapjen e personave të shpallur në kërkim kombëtar dhe ndërkombëtar, kanë vënë në pranga një shtetas të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

 

Policia bën me dije se u arrestua shtetasi  A. K. 32 vjeç, lindur në Kazakistan dhe banues në Gjermani.

 

Advertisement

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme bënë ndalimin e këtij shtetasi, me qëllim ekstradimin e tij në Gjermani, pasi Gjykata Lokale e Kempten, Gjermani, me vendimin e datës 27.04.2022, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Shkelje e ligjit për narkotikët”, parashikuar nga Kodi Penal i Gjermanisë.

 

Në bashkëpunim me autoritetet ligjzbatuese gjermane po kryhen veprimet për ekstradimin e këtij shtetasi, në Gjermani.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy