Iu dogj makina e dytë/ Deizi tregon konfliktin me deputetin: Herën tjetër do të më gjeni kanaleve

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Iu dogj makina e dytë/ Deizi tregon konfliktin me deputetin: Herën tjetër do të më gjeni kanaleve

Deizi Arapi të cilës iu dogj automjeti për herë të dytë në derën e banesës ka folur për mediat.

 

E reja nga Bilishti i ka bërë thirrje Policisë së Shtetit për zbardhjen e plotë të ngjarjes pasi sipas saj ajo dhe familjarët ndodhen në rrezik për jetën.

 

Advertisement

Arapi ka shprehur edhe dyshimet e saj në lidhje me autorin e ngjarjes ku akuzon ish-kryebashkiakun Bledion Nallbati dhe punonjësin e tij pas një konflikti që kanë patur vite më parë.

 

“I kërkoj ndihmë shtetit pasi është hera e dytë që me ndodh dhe ka lidhje me një konflikt të vjetër. 4 vite më parë mamaja ime është pushuar nga puna si pastruese padrejtësisht dhe unë jam konfliktuar me ish-kryebashkiakun Bledion Nallbati ( aktualisht deputet). Pas konfliktit mu dogj makina e parë. Dje gjatë gjithë ditës më ka ndjekur një person me të cilin edhe kam shkëmbyer fjalë mbrëmë. Ai është punonjës i karburantit në pronësi të Bledion Nallbatit. Në vendngjarje është gjetur një bidon benzine nga ky karburant ashtu si herën e kaluar. Djegien e makines së parë, Policia e konsideroi aksidentale por ja qe ngjarja po përsëritet. Nëse nuk merren masa nuk është çudi që unë të përfundoj në ndonjë kanal.”

 

Advertisement

Në lidhje me dyshimet e Deizi Arapit ka reaguar edhe ish-kryebashkiaku (aktualisht deputet), Bledion Nallbati i cili ka mohuar të ketë lidhje me ngjarjen.

 

Ai është shprehur se Arapi është nxitur nga dikush tjetër për të bërë akuzat dhe se nuk mban përgjegjësi për secilin punonjës të tij në lidhje me konfliktet personale.

 

Advertisement

“Jam i habitur nga këto akuza. Unë kam patur vetëm një konfkikt verbal kur isha kryebashkiak, por asgjë më tepër. Besoj se është nxitur nga dikush tjetër për të berë këto akuza. Sa i përket puntorit tim nuk mbaj përgjegjësi për çdo punëtor qe kam, me kë zihen dhe çfarë bëjnë. Sapo të kthehem nga Gjermania do të bëj një kallëzim për shpifje”

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy