Iu gjet në banesë drogë dhe thikë, arrestohet 44-vjeçarja amerikane në Sarandë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Iu gjet në banesë drogë dhe thikë, arrestohet 44-vjeçarja amerikane në Sarandë

Policia e Sarandës ka vendosur në pranga 44-vjeçaren K. G., lindur në SHBA, por që prej tre vitesh banon në qytetin bregdetar.

 

Arrestimi i saj është bërë sepse gjatë kontrolleve të bëra në banesë i janë gjetur dhe sekuestruar lëndë narkotike ekstazi dhe një thikë.

 

Advertisement

“Nga Komisariati i Policisë Sarandë, në bashkëpunim me Departamentin e Policisë Kriminale dhe Njësinë Speciale Policore “Joint Shield”, si dhe me Shërbimin Diplomatik të Sigurisë/Zyra e Hetimeve Kriminale (DSS/OCI e Ambasadës Amerikane në Shqipëri), u bë arrestimi në flagrancë i shtetases K. G., 44 vjeçe, lindur në SHBA, banuese prej 3 vitesh në qytetin e Sarandës.

Arrestimi i kësaj shtetaseje u bë pasi gjatë kontrollit të ushtruar në banesë iu gjetën dhe iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale një sasi lënde narkotike ekstazi dhe një armë e ftohtë (thikë).

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”, njofton policia.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy