minibus hire UK cloud hosting fuel prices struga Lajme shqiperia lajm cloud hosting find cheapest fuel
“Jam komandant i Pentagonit”/ Deklarimet e çuditshme të Klered Bozhanajt i cili plagosi me dy plumba efektivin e forcave “Shqiponja” - Struga.info


“Jam komandant i Pentagonit”/ Deklarimet e çuditshme të Klered Bozhanajt i cili plagosi me dy plumba efektivin e forcave “Shqiponja”

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Jam komandant i Pentagonit”/ Deklarimet e çuditshme të Klered Bozhanajt i cili plagosi me dy plumba efektivin e forcave “Shqiponja”

Policia e Tiranës ka marrë sërish në pyetje Klered Bozhanajn, autor i plagosjes me dy plumba të efektivit të Forcave Shqiponja Edlir Alleshi.

 

Dëshmia e dhënë përpara grupit hetimor, ka shtuar dyshimet se 42-vjeçari ka probleme të shëndetit mendor.

 

Advertisement

Me shenja depresioni dhe aspak i qetë, ai i ka thënë efektivëve se është komandant i Pentagonit.

 

Kjo ka bërë që policia e Tiranës të kërkojë një raport mjeko-ligjor për të vërtetuar gjendjen e shëndetit mendor të tij.

 

Advertisement

Bozhanaj u arrestuar mbrëmjen e së enjtes në banesën e tij në Porcelan. Edhe pse u angazhuan mbi 600 efektivë, policia nuk arriti dot t’a lokalizonte, por ai është kapur nga efektivët që ruanin banesën e tij menjëherë sapo është futur në brenda.

 

Në momentin e arrestimit 42-vjeçarit i’u sekuestruar edhe pistoleta e dyshuar se kreu krimin. Ai akuzohet për vrasje e efektivit të policisë mbetur në tentativë.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy