“Jam rrugës”/ Stresi kthehet në Tiranë pas një viti arrati: Do ta bombardojmë…

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Jam rrugës”/ Stresi kthehet në Tiranë pas një viti arrati: Do ta bombardojmë…

Prej gati një viti, reperi Stresi është në arrati, pas protestave të dhunshme të organizuara dhjetorin e kaluar për vrasjen e Klodian Rashës.

 

Teksa policia e ka shpallur në kërkim, ai njoftoi në rrjetet sociale se java tjetër do ta gjejë në Tiranë. Arsyeja e kthimit të tij janë projektet muzikore.

 

Advertisement

“Unë jam rrugës. Besoj që nga java tjetër do të jem në Tiranë. Do të shihemi shpejt, këngët janë gati. Këngët do ta dalin shumë shpejt, do të jem për çdo shtëpi, çdo qytet, Kosovë, Shqipëri por kësaj radhe do ta nis koncertin nga Maqedonia, nga Kosova dhe pastaj do të zbres në Shqipëri. Ju përshëndes shumë të gjithëve. Ju kërkoj ndjesë, e di që jam vonuar me projektet e radhës por kam pasur shumë punë. Tani do ta bombardojmë industrinë, do të nxjerrim këngët e albumit që nuk janë dëgjuar kurrë.”

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy