Janullatos mesazh për Krishtlindje: Atmosferë izolimi e çuditshme, festojmë pa u mbledhur

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Janullatos mesazh për Krishtlindje: Atmosferë izolimi e çuditshme, festojmë pa u mbledhur

Kryepeshkopi Anastas Janullatos shpërndau si zakonisht mëngjesin e 24 dhjetorit mesazhin tradicional të urimit për festën e Krishtlindjes për të gjithë besimtarët ortodoksë në Shqipëri.

Duke e konsideruar këtë atmosfere izolimi të çuditshëm, vetmie, ankthi dhe frike të imponuar nga pandemia, Janullatos shtoi mes të tjerash se këtë herë Krishtlindja ndryshe nga tradita do të kremtohet pa festime siperfaqësore dhe pa u mbledhur familjarisht apo me miq.

Janullatos është nga ata personazhe te rendesishem te jetes publike ne vend te cilet e kane kaluar Covid-19, madje ai per shkak te situates jo te mire u dergua per kurim ne Greqi dhe ia doli te fitoje betejen me virusin ndonese ne moshe shume te madhe.

 

Advertisement

 

Mesazhi i plotë i Kryepeshkopit Anastas Janullatos për besimtarët ortodoksë:

Këtë vit, Krishtlindjen do ta kremtojmë pa festime sipërfaqësore, pa u mbledhur familjarisht ose me miq të shumtë, por edhe pa pjesëmarrjen e gjerë të besimtarëve nëceremonitë adhuruese. Në të njëjtën kohë, kufizimet për shkak të pandemisë do të kenë edhe disa efekte anësore pozitive. Para së gjithash,ky është një rast për të vlerësuar se sa shumë rëndësi kanë në jetën tonë shpirtërore dhe shoqërore ato gjëraqëbesimtarët i konsiderojnë të vetëkuptueshme, sipër shembullmundësia për të shkuar në kishë, kur të duam ne, për t’u lutur, për të marrë pjesë nëshërbesat fetare dhe në misteret e Kishës. Këtë herë bëhet fjalë për një lloj tjetër “kreshme” dhe ushtrimi, të imponuarangakushtet e jashtme.

Në këtë të kremte të madhe,ndoshta do të jenë më të pakta shfaqjet sipërfaqësore, si zhurma shurdhuese e tepruar dhe elementet pa lidhje që kanë depërtuar brenda saj, me synim kryesor fitimin dhe lavdinë e kotë, duke e tjetërsuar kuptimin e vërtetë të kësaj të kremteje unike. Do të kremtojmë me thjeshtësi, privim, por edhe me dhimbje përata që ndërruan jetë të vetmuar dhe përsa mbijetuan mes hidhërimit dhe dëshpërimit, të torturuar nga vështirësi të shumëllojta.

Advertisement

Me gjithë këtë tjetërsim dhe shkretim që na kërcënon, në të kremten e Krishtlindjes mbizotëron gjithmonë ngjarja unike:Ardhja dhe prania e Birit dhe e Fjalës së Perëndisë. Krishti nuk vjen si vizitor për të na përshëndetur tërë mirësjellje e më pastë largohet pa u ndjerë. Ai vjen të qëndrojë me ne. Ky është kuptimi i fjalës Emanuel, që do të thotë: “Perëndia është me ne”. Nuk vjen si një njeri i pushtetshëm për të na e hequr lirinë, duke na imponuar vullnetin e Tij. Ai vjen si foshnjë, duke ndarë me ne privimin, të qenit i huaj dhe, me buzëqeshje paqeje e shprese vjen të qëndrojë me ne. Edhe Ai vetë do tëvuajë sprova, fyerje, armiqësi, që do të kulmojnë gjatë Pësimit të Tij, teksa merr pjesë në vuajtjet e mbarë njerëzimit. Ai vjen të qëndrojë me ne si i vënë në dyshim nga të tjerët, i përndjekur, që të na mbështesë dhe të na ngushëllojë me premtimin e Tij ngjallësor: “Edhe ja, unë jam bashkë me ju gjithë ditët, deri në mbarim të jetës” (Matth.28:20). Ai është me ne jo vetëm nëkohë të gëzuara suksesesh, kur kemi shëndet të mirë dhemarrëdhënie harmonike me të tjerët. Ai vazhdon të qëndrojë mistikërisht me ne edhe në periudha të turbullta, kur qenien tonë e stërmundojnë hidhërimi, dështimi, sëmundja.

Le tërezistojmë brenda kësaj atmosfere izolimi të çuditshëm, vetmie, ankthi dhe frike të imponuar nga pandemia, duke kremtuar Krishtlindjen e sivjetshme me përkushtim të plotëndaj pranisë çlirimtare të Birit dhe Fjalës sëpakrijuar të Perëndisë, i Cili hyn brenda krijesës së dukshme, duke epasur Ai fjalën e fundit në ecurinë e jetës sonë dhe të mbarë krijesës.

Këtë përvojëvendimtare duhet jo vetëm që ta fuqizojmëbrenda vetes sonë, por edhe ta transmetojmë si antitrupa shpirtërorë tek ata që jetojnë rreth nesh.Me dhembshuri, me përulësi, me fjalë, me heshtje, pa egoizëm acarues. Nuk është vetëm koronavirusi që transmetohet pa zhurmë dhe në mënyrë aktive;shumë herë më tepër kjo ndodh mebesimin tonë në këtë prani çlirimtare, i cili transmetohet qetësisht dhe në mënyrë të frytshme nga njëri besimtar tek tjetri dhe nga njëri grup tek tjetri. Vëllezërit e mi, pra, dhurata më esenciale e Krishtlindjes, që mund t’ia ofrojmëvetes sonëdhe atyre përreth,është të kuptuarit dhe dëshmia e pranisë së Shpëtimtarit Krisht nëjetën tonë të përditshme. Krishtlindje të bekuara dhe me shëndet!  Viti i Ri 2021 na sjelltë paqe dhe qoftë plot me dritë!

 

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy