Javën tjetër krijohet qeveria e re/ Braçe jep dorëheqjen: Ka një fund!

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Javën tjetër krijohet qeveria e re/ Braçe jep dorëheqjen: Ka një fund!

Zëvendëskryeministri Erion Braçe nuk do të jetë më pjesë e kabinetit qeveritar “Rama3”. Diçka të tillë e njoftoi vetë Braçe në “Facebook”, duke shkruar se përvojës së tij si numri dy i Kryeministrisë i erdhi fundi. Si pjesë të eksperiencës ai kujtoi dhe veçoi ditët e vështira të tërmetit tragjik të nëntorit 2019.

 

“Ka një fund! I nderuar që shërbeva për njerëzit në nevojë në ditët e tyre më të vështira në 24 vitet e fundit! Thumanë2019.”

 

Advertisement

Kryeministri Edi Rama bëri bilancin e mandatit të dytë qeverisës këtë të mërkurë dhe deklaroi se 15 ministrat do të duhet të presin deri në javën e ardhshme nëse do të konfirmohen në detyrën e tyre apo do të zëvendësohen me emra të rinj, deputetë të dalë nga vota e 25 prillit.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy