“Je shah mat nga përtej Atlantikut”/ Valteri “nxjerr zbuluar” Metën: Ja ku i fshehu milionat në 2011-tën

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Je shah mat nga përtej Atlantikut”/ Valteri “nxjerr zbuluar” Metën: Ja ku i fshehu milionat në 2011-tën

Ish deputeti Halit Valteri I është përgjigjur “dhëmb për dhëmb” kreut të Partisë së Lirisë Ilir Meta.

 

Ky I fundit e akuzoi Valterin si person të lidhur me aferën e inceneratorëve dhe pronarët e tyre, që sipas Metës janë në Vienë.

 

Advertisement

Në një postim në Facebook, Valteri teksa iu përgjigj akuzave, “ka nxjerrë zbuluar” Metën në  veprimet e tij.

 

Ai thotë se Meta në vitin 2011 i fshehu paratë në shtëpinë e e Luan Pobratit, dhe pasi i rimorri nuk i la si shpërblim asnjë lek.

 

Advertisement

Mandje ish deputeti, teksa i kujton postet që ka mbajtur në institucionet shtetërore, thakson se shqiptarët i ka zhvatur për 30 vjet, ndaj i sugjeron që ato para që I kanë tepruar nga 7% dhe të tjerat tu jap rrogë të majme gjithë shqiptarëve për një vit.

 

Postimi i plotë:

 

Advertisement

Kam ndjekur me shumë vëmendje deklaratat e ish presidentit Like Metaj dhe kisha zgjedhur të mos prononcohem, por meqënese më paska akuzuar për lidhje me Vienën dhe inceneratorët i kisha dy fjalë.

 

I dashur Like, unë as nuk kam bërë dhe as do të bëj kurrë diçka qe nuk e mendoj dhe që nuk është e drejtë. Dendoncimi im vjen si pasojë e gjithë atyre pasthirrmave nga populli i thjeshtë të cilin ti e ke zhvatur për më shumë se 30 vjet, duke mos lëshuar karrigen e politikanit për asnjë ditë të vetëm. Ti ja ke arritur tia hedhesh paq falë vendimeve të gjykatave të manipuluara, falë kapjes së sistemit të drejtësisë nëpërmjet rryshfetit dhe herë pas herë nëpërmjet shantazheve, si kjo e fundit kur akuzove kreun e SPAK.

 

Advertisement

Sëdyti, i dashur Like, unë quhem Halit Xhezar Valteri dhe as babi im dhe as gjyshi im nuk kemi ndryshur as emrin as mbiemrin, ndryshe nga ty. Nëse je ashtu siç pretendon dhe nuk je ai I.M. që gjoja të paskan stisur, tregohu njëherë i ndershëm para shqiptarëve dhe dil publikisht bëj kerkesë pranë institucionit të dosjeve të shohim të vërtetën cullak siç ka hije.

 

Sëtreti, i dashur Like, fajin mos u mundo ta gjesh tek unë, se ashtu si unë ka dhjetëra të tjerë të cilët rastin tënd ja kanë besuar drejtësisë. Deri me sot nuk je njohur, se manteli i pushtetit të ka ruajtur por shtatori po vjen dhe të paktën nje herë në jetë do të ballafaqohesh me atë çka ke mbjellë këto 30 vite. 

 

Advertisement

Sëkatërti, i dashur Like, unë sinqerisht uroj që ti mos te behesh si Ivo Sanader, ish kryeministri i Kroacisë i cili eshte dënuar 3 herë për korrupsion dhe sapo shkon në gjysmën e njërit dënim, i ngarkohet tjetri.

 

Sëpesti, i dashur Like, të këshilloj të marrësh masat e të bësh të paktën një herë diçka të mirë për popullin shqiptar, ato paratë që të kane dalë tepër nga 7% e nga gjitha % e tjera, jam i sigurtë që janë aq shumë sa mund të mbajnë gjithë shqipëtarët 1 vit me rroga, rroga e madje te majme. Të paktën këtë herë jepja atyre se nuk do të duhen më, mos u trego zemergur siç u bëre në 2011, që i fshehe milionat e eurove tek shtepia e Luan Pobratit dhe më pas shkove dhe i rimore e i ndjeri iku mga kjo jetë me pishmanin se nuk i dhe as 100 euro për shërbimin e bërë. Më beso, bëje këtë të mirë për popullin e gjorë se veç e ke vjelur. .

 

Advertisement

Sëgjashti, i dashur Like, nëse si dorëzon lekët popullit, do i bëj thirrje SPAK-ut të të marri në vëzhgim shtëpinë që mos kesh ku ti cosh paratë.

 

Sëfundmi, i dashur Like, meqënëse ti i ke të gjitha shifrat me 700 mijë dhe studio e avokatisë në Vjenë kushton më shumë, do i bëj unë thirrje shqiptarëve që të mbledhin paratë për ty dhe të vesh “drejtësinë” në vend, sepse gazeta prestigjoze Kronen Zeitung paska “shpifur” për ty.

Je shah mat shoku Like. Jo nga unë, por nga përtej Atlatikut…

Advertisement

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy