“Jemi xhelozë për…”/ Rama në Azerbajxhan: Të bekuar që kemi Turqinë si urë lidhëse

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Jemi xhelozë për…”/ Rama në Azerbajxhan: Të bekuar që kemi Turqinë si urë lidhëse

Kryeministri Edi Rama u prit këtë të enjte nga presidenti i Azerbajxhanit, Ilham Aliyev.

 

Shefi i qeverisë tha me batutë se Shqipëria është xheloze për projektin e Azerbajxhanit në Malin e Zi, teksa shtoi se të dy vendet janë të bekuara që kanë Turqinë si urë lidhëse midis tyre.

 

Advertisement

“Është kënaqësi që gjendem këtu pas një fushate pas një të madhe që ishte kthyer në një situatë të padëshirueshme. Në cilësinë e kryetarit të OSBE dhe anëtarit të sigurimit, Shqipëria është dhe do të jetë në mbështetje të Azerbajxhanit. Ne përgëzojmë përpjekjet tuaja të lëvdueshme dhe shembullore për paqe dhe bashkëpunim afatgjatë me Armeninë. Jemi të bekuar të kemi urë të fortë mes nesh që është Turqia. Ne mund të bëjmë më shumë për bashkëpunimin tonë. Pres me padurim që të dëgjoj e shoh perspektivat dhe ç’kanë arritur ekipet tona në energjinë dhe turizmin. Ne kemi të drejtën tonë për të qenë xheloz për Malin e Zi. Atje keni bërë një investim masiv. Shpresoj fort që ju do të bëni të njëjtën gjë dhe pres të mbani fjalën e të vini në Shqipëri tani që COVID-i është zbutur. Ndërkohë që prisja që të vinit, thash pse të mos shkoj unë. Ne presim me padurim që të lajmë borxhin në momentin që do të vini në vendin tonë”, tha Rama.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy