Jeni gati për koncertin madhështor të Enrique Inglesias: Nxitoni për të marrë biletën

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Jeni gati për koncertin madhështor të Enrique Inglesias: Nxitoni për të marrë biletën

Nëse ende nuk e ke marrë biletën për të përjetuar një mbrëmje të paharrueshme nën ritmet e muzikës latine, nxito.

 

Ylli spanjoll i muzikës latine dhe pop, Enrique Inglesias, do të performojë për herë të parë para publikut shqiptar, në sheshin ‘Skëndërbej’, mbrëmjen e sotme. Sheshi ‘Skëndërbej’ është shndërruar në një skenë gjigante, për të mirëpritur mijëra admirues dhe fansa të këngëtarit me famë botërore.

 

Advertisement

Enrique Iglesias do të hapë kështu edhe Javën e Kulturës Spanjolle, që nis sot në kryeqytet. Koncerti do të nisë në orën 21:30 dhe do jetë një mbrëmje e paharrueshme.

 

Biletat i gjeni në faqen zyrtare backstage.al dhe fizikisht në info point në “Sheshin Italia” dhe në Sheshin “Skënderbej”, si dhe njëkohësisht në sportelin e Teatrit të Operas dhe Baletit, që vazhdon të jetë i hapur.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy