Jeni ‘nëna e baba e korrupsionit’, ç’u bë me fondet e rrugës në Divjakë?!/ Basha përplaset me Braçen në Kuvend

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Jeni ‘nëna e baba e korrupsionit’, ç’u bë me fondet e rrugës në Divjakë?!/ Basha përplaset me Braçen në Kuvend

Kreu i PD, Lulzim Basha është përplasur sot në Kuvend me deputetin socialist Erion Bracce për aksin problematikat në aksin ‘Rrethrrotullimi i Shoferit’

Basha: Meqë po flasim për një zonë që unë e kam përzemër, edhe pse s’kam pasur nderin ta përfaqësoj drejtpërdrejt. Atyre i kërkohet diçka që nuk i kërkohet përfaqësuesit të tyre në këtë sallë, që rroga ishte dhënë, financuar, por nuk jepej. Pse nuk fillonte këtë mund ta thonë përfaqësuesit italo-shqiptar që ishin kontraktuar. Fondet në dispozicion nuk parashikonin rrugë dytësore dhe përfundimin e mbikalimeve. Në çdo rrugë tenderuar 2005-2007, kursimi ishte 16%, numri minimal i pjesëmarrësve në tender 5. Numëro tenderat ku ke më shumë se 5 kontraktues, sepse ky regjim është nona dhe baba e korrupsionit dhe korrupsioni është arsyeja kryesore e revoltit legjitim dhe depresionit të banorëve të Divjakës dhe gjithë Shqipërisë.

Braçe: Dua ta theksoj, që kur flasim për korrupsionin në sallën e Kuvendit, pa më të voglin diskutim që duhen prova dhe fakte. Nuk duhen as nona dhe baba, po të jetë për këta përgjigja është e qartë, nona, baba, daja, xhaxhi, para drejtësisë, nga i pari deri te i fundit pa asnjë dallim dhe pa një element që nuk ka ekzistuar më herët, pa mbrojtje ligjore nga partitë e ndryshme politike. Kjo është e para. E dyta, padiskutim që e gjitha sa thash për këtë projekt është e dokumentar. Javën tjetër, raportin do e sjell në sallën e parlamentit. Njerëzit s’kanë nevojë as për fjalët e mia e as të kurrë kujt. A mund ta di unë se si u mor në dorëzim kjo? Dua ta di.

Basha: Programi i financuar nga italianët, ai program i dha lekët për rrugët aq sa dha. Po 8 vite në pushtet si nuk u kujtuat të bënit rrugët anësore, dhe ato mbikalime t’i përfundoni. Përgjigja është këtu, e dyta në botë për nivelin e korrupsionit. Rrugët anësore të autostradës të papërfunduara. Sa veta ke nën dhe, në zonën tënde elektorale për vjedhje dritash dhe për një bisht cigare hashashi, kur ministri juaj i Brendshëm bënte kërdinë.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy