minibus hire UK cloud hosting petrol station near me struga Lajme shqiperia lajm cloud hosting find cheapest fuel minibus hire Leeds
Jepnin para me fajde, dy të arrestuar në Elbasan! Dhunuan babë e bir që t’i kthenin paratë - Struga.info


Jepnin para me fajde, dy të arrestuar në Elbasan! Dhunuan babë e bir që t’i kthenin paratë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Jepnin para me fajde, dy të arrestuar në Elbasan! Dhunuan babë e bir që t’i kthenin paratë

DVP Elbasan – Finalizohet operacioni policor “Threat”, nga Seksioni për Hetimin e Krimeve ndaj Pasurisë, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Elbasan, në drejtimin e Prokurorisë së Elbasanit.

Arrestohen 2 shtetas që dyshohet se jepnin para me fajde. Ata kanë dhunuar fizikisht dhe kanë kanosur 2 shtetas (babë e bir), që t’iu kthenin shumën e parave të dhënë me fajde.

Të 2 të arrestuarit, me precedent penal në fushën e narkotikëve, armëmbajtjes pa leje dhe krimeve kundër personit.

Sekuestrohen 1 automjet dhe 3 celularë.

Advertisement

Punohet për dokumentimin e rasteve të tjera të dhënies së parave me fajde, nga 2 shtetasit e arrestuar.

Seksioni për Hetimin e Krimeve ndaj Pasurisë, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Elbasan, organizoi dhe finalizoi në drejtimin e Prokurorisë, operacionin policor të koduar “Threat”, si rezultat i të cilit u arrestuan në flagrancë shtetasit:

P. G., 21 vjeç, dhe D. S., 23 vjeç, të dy banues në Elbasan.

Nga hetimet dyshohet se këta, gjatë dy muajve, kanë dhunuar fizikisht dhe kanë kanosur 2 shtetas (babë e bir), që ata t’iu kthenin shumë e parave që shtetasit P. G. dhe D. S. ia kishin dhënë me fajde.

Advertisement

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”, kryer në bashkëpunim dhe “Ushtrimi pa licencë i veprimtarisë bankare”.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy