minibus hire UK cloud hosting fuel prices struga Lajme shqiperia lajm cloud hosting find cheapest fuel
Jetlira do të largohej sot nga shtëpia, pas sherrit disa ditë më parë ajo ishte pajisur me urdhër-mbrojtje - Struga.info


Jetlira do të largohej sot nga shtëpia, pas sherrit disa ditë më parë ajo ishte pajisur me urdhër-mbrojtje

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Jetlira do të largohej sot nga shtëpia, pas sherrit disa ditë më parë ajo ishte pajisur me urdhër-mbrojtje

Jetlira Elezi e cila u vra me thikë nga bashkëjetuesi Ramis Mici në Elbasan, ishte e pajisur me urdhër mbrojtje.

 

Ngjarja mund të ishte paralajmëruar, pasi viktima e kishte denoncuar bashkëjetuesin e saj dhunues, pasi e kishte dhunuar vetëm pesë ditë më parë.

 

Advertisement

Pas sherrit dhe dhunës, viktima kishte kërkuar ndihëm në polici, mirëpo mesa duket ndaj Micit nuk është marrë asnjë masë, e që nga ajo ditë ata jetonin në të njëjtën banesë, në dhoma të ndara (sipas deklaratave te  pronarëve të banesës).

 

Sot 37-vjeçarja do të largohej nga banesa pasi kishte gjetur shtëpi tjetër. Duket se ky ka qenë shkaku i debatit të  fundit që çoi në vrasjen e saj.

 

Advertisement

Ramiz Mici së bashku me 37-vjeçaren jetonin në lagjen “Skënderbej” prej 4 muajsh në një banesë me qira. 37-vjecarja ishte e divorcuar dhe kishte dy fëmijë nga martesa e parë.

 

Edhe autori i vrasjes ishte i divorcuar dhe kishte dy fëmijë nga martesa e mëparshme.

 

Advertisement

Mici është ende në arrati ndërsa policia po vijon punën për kapjen e tij.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy