“Jo shoferë të sëmurë në urbane”/ Ekspertët: Gjendja shëndetësore e drejtuesit të mjetit mund të ketë sjellë aksidentin

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Jo shoferë të sëmurë në urbane”/ Ekspertët: Gjendja shëndetësore e drejtuesit të mjetit mund të ketë sjellë aksidentin

Gjendja shëndetësore e rënduar e shoferit të urbanit të Unazës, dyshohet se ishte shkaku kryesor i aksidentit masiv që ndodhi në mes të Tiranës paraditen e së hënës.

 

Policia e Tiranës mori kartelat shëndetësore të 63-vjeçarit, Agron Xhafa, për të vërtetuar pretendimet e tij se para ngjarjes ndodhej në një gjendje të fikëti.

 

Advertisement

Ekspertet e qarkullimit rrugor shprehen se në vendngjarje nuk ka shenja frenimi, çka përforcon dyshimet se aksidenti mund të jetë shkaktuar, pikërisht nga gjendja jo e mirë shëndetësore e shoferit.

 

ARTUR SULÇE

 

Advertisement

EKSPERT I SIGURISE RRUGORE

 

Mund të ketë ndodhur, një nga shkaqet kryesore që ka sjellë këtë aksident, mendoj se ka qënë gjëndja shëndetësore e drejtuesit të automjetit. Pasi nuk kemi as gjurmë frenimi, as ndalim, sepse në kontaktin e parë dhe me mjetin e parë që do të kishte bërë autobusi, në këtë moment ai do të reagonte. Mendoj se ka qënë gjëndja shëndetësore e tij, mund te këtë qënë një gjëndje lipotimie ose gjëndje të fikëti dhe e ka patur të pamundur për të lëvizur.

 

Advertisement

Por ekspertët nënvizojnë se personat që vuajnë nga diabeti, apo sëmundjet kardiake, si në rastin e 63-vjeçarit Agron Xhafa, nuk lejohet që të drejtojnë mjete të transportit publik.

 

VKM 153 e vitit 2000 nuk lejon drejtues të transportit publik nëse keni probleme të tensionit apo të diabetit. Në botë, ky është dhe fakti që për mjetet e transportit publik, mjetet e kamionëve dhe transportit të rrezikshëm, gjithmonë drejtuesit e tyre kontrollohen një herë në 6 muaj për shëndetin dhe për alkoolit.

 

Advertisement

Policia po heton edhe gjendjen teknike të mjetit. Nga këqyrja paraprake, nuk duket që urbani të ketë probleme, por kjo mbetet për t’u vërtetuar me ekspertizën e thellë teknike. Urbani rezulton i kolauduar, deri në shtator të këtij viti.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy