Jo vetëm “SkyECC” dhe “Encrochat”, Balla paralajmëron tjetër formular për policët

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Jo vetëm “SkyECC” dhe “Encrochat”, Balla paralajmëron tjetër formular për policët

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla njoftoi se punonjësit në radhët e Policisë së Shtetit do duhet të firmosin edhe një tjetër formular, lidhur me përdorimin e aplikacioneve të konsideruara si të papërgjueshme.

Siç raporton gazetari Esido Barkaj, listës së aplikacione “SkyECC” dhe “Encrochat” do t’i shtohet dhe një aplikacion i tretë, emrin e të cilit, ministri Balla nuk e bëri të ditur.

Pas plotësimit të formularit, punonjësit që do të pohojnë përdorimin e këtij aplikacioni do duhet të tregojnë edhe arsyet.

Kjo deklaratë e tij erdhi në prononcimin për mediat pas takimit mbi strategjinë për mbrojtjen e viktimave, ku i pranishëm ishte edhe Prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela.

Advertisement

Këto formularë janë pjesë e vetëpastrimit të policisë, ashtu si ministri Balla e quan këtë reformim në radhët e uniformave blu. Sipas Ballës synohet largimi i përhershëm nga Policia e Shtetit i personave që kanë lidhje me krimin./vizionplus.tv/

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy