Jo vetëm socialistët fundjavë në Shkodër, të pranishëm në mbledhjen e Ramës edhe kryebashkiakët demokratë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Jo vetëm socialistët fundjavë në Shkodër, të pranishëm në mbledhjen e Ramës edhe kryebashkiakët demokratë

Përveç kabinetit qeveritar, ministrave, zëvendës ministrave, drejtuesve politkë dhe kryebashkiakëve socialistë, në mbledhjen që PS do të zhvillohet në Shkodër do të marrin pjesë edhe kryebashkiakë të djathtë.

Siç shihet në videot e siguruara nga gazetari i Vizion Plus, Bepin Kolavta, në stadiumin “Loro Boriçi” kanë mbërritur kryebashkiakët demokratë.

Të zgjedhurit e të djathtëve, Hilë Curri i Fushë Arrëzit, Rrok Doda i Pukës, Albert Mlyshi i Mirditës dhe Fisnik Qosja i Kavajës, i janë pergjigjur pozitivisht ftesës së qeverisë.

Nuk dihet arsyeja pse demokratët i janë bashkuar mbledhjes së qeverisë të thirrur nga Edi Rama gjatë së cilës do të bëhet një analizë e thelluar e punës që është bërë deri më tani në terren.

Advertisement

Deri tani kanë mbërritur disa prej ministrave, Taulant Balla, Elisa Spiropali dhe zëvendëskrteministrja Belinda Balluku.

Gjithashtu ka mbërritur edhe drejtuesi politik i qarkut të Tiranës dhe njëherësh kryebashkiaku, Erion Veliaj./vizionplus.tv

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy