John Alite rrëfen të pathënat e botës së krimit: Babai më rrahu, jetova në një botë që nuk kishte vlera

Pinterest LinkedIn Tumblr +
John Alite rrëfen të pathënat e botës së krimit: Babai më rrahu, jetova në një botë që nuk kishte vlera

I përfshirë në krim, John Alite rrëfen si reagoi familja e tij shqiptare kur mësoi të vërtetën. Ai rrëfen se tregohej mjaft vigjilentë dhe i heshtur për jetën e tij.

 

“Ishte familje familje tradicionale që nuk ndryshonte nga asnjë familje tjetër shqiptare. Ata e dinin që vija sa lartë e poshtë në rrugë, por nuk e kuptonin, nuk e njhnin këtë lloj jete. Kur im atë e kuptoi, mendoi se do të bëhesha si ai, do të pija ndonjë cigare, do luaja nga pak kumarë, do shkoja në punë e mbase do të kisha ndonjë shok nga rruga. Por, unë nuk flisja për atë që bëja dhe kur ai e kuptoi në fund më rrahu, më kërcënoi dhe më përzuri nga shtëpia, më mori prapë në shtëpi”, rrëfen ai.

 

Advertisement

Ai shprehet se publiku shqiptar duhet të dijë se ai u tradhtua nga mafia italiane, me të cilët bashkëpunoi.

 

“Ata nuk krenohet me vlera, siç ne shqiptarët krenohemi, si fjala e dhënë. Kur e kuptova se kishim këndvështrime të ndryshme në lidhje me ato që unë besoj në kulturën tonë, e kuptova se jetova në një botë që nuk ishte e njëjtë me besimet e mia dhe familjes time, ndaj duhej ta ndryshoja këtë pjesë”, shton ai.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy