Josep Borrell: Kosova dhe Serbia mund të arrijnë marrëveshje brenda disa muajve

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Josep Borrell: Kosova dhe Serbia mund të arrijnë marrëveshje brenda disa muajve

Shefi i politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell është optimist sa i përket arritjes së një marrëveshjeje përfundimtare mes Kosovës dhe Serbisë.

Nëse të dyja palët angazhohen në mënyrë konstruktive, Borrell beson se marrëveshja mes këtyre dy vendeve do të jetë çështje muajsh dhe jo vitesh.

Këtë deklaratë ai e bëri këtë të hënë pas takimit të ministrave të Jashtëm të Bashkimit Evropian, të cilët diskutuan një sërë çështjesh.

“Ky është një proces kompleks dhe dialogu nuk është i lehtë. Bisedimet po vazhdojnë, kemi pasur dy takime në nivel të lartë dhe nuk ka qenë gjithmonë lehtë. Të dyja palët kanë shprehur gatishmëri për të vazhduar këtë dialog të vështirë. Të dy liderët, presidenti i Serbisë dhe kryeministri i Kosovës kanë thënë se i japin prioritet të lartë perspektivës evropiane të rajonit. Dialogu është një kusht i domosdoshëm për rrugën e tyre evropiane”, tha Borrell.

Advertisement

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy