
Në ceremoninë e dorëzimit të shtëpive të reja në Valias, pjesë e procesit të rindërtimit të zonave të prekura nga tërmeti i tre viteve më parë, kryeministri Edi Rama nuk ka hezituar të bëjë batuta dhe ironi me demokratët e Kamzës, qytet i cili konsiderohet një bastion i të djathtës.
“Të gjitha këto apartamente janë tuajt, falas, janë pronë e patundshme e familjes tuaja. Kjo vlen për të gjithë ju, edhe për shumicën që janë demokratë, që duken 4 orë larg. Nuk humbni gjë po të qeshni me gjithë zemër, sepse shtëpi po merrni nuk po merrni shkelm që të ikni nga shtëpia. Nuk është faji im që ju prisnit nga tjetër kush dhe jua bëri tjetër kush. Për ju demokratët e Kamzës ka qenë kjo botë, se ju vu kundër, në vu kopshte, çerdhe, shtëpia. Kështu që ju me gurë dhe në me bukë. Nuk na vjen keq sepse gurët tuaj na bëjnë mirë, na bëjnë më të fortë edhe ju buka ju bën më të fortë dhe të dy palët ecin bashkë.”
Po ashtu, shefi i qeverisë shtoi se investimet do të vazhdojnë në këtë zonë dhe jo vetëm, në mënyrë që asnjë i prekur nga tërmeti të mos vuajë për strehim.