“Ka thërritur protestë kundër Samitit BE-Ballkani Perëndimor”/ Balla:Berisha është turpi i Shqipërisë. Tradhëtar që po i shërben lojës së Putinit kundër BE

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Ka thërritur protestë kundër Samitit BE-Ballkani Perëndimor”/ Balla:Berisha është turpi i Shqipërisë. Tradhëtar që po i shërben lojës së Putinit kundër BE

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla deklaron se Sali Berisha është Turpi i Shqirisë pasi ka thërritur protestë kundër Samitit BE-Ballkani Perëndimor për të turpëruar Shqipërinë.

 

Përmes një postimi në rrjetin social facebook Balla thekson
Sali Berisha thërret protestë në ditën e dasmës më të bukur të ribashkimit me Europën.

 

Advertisement

“A ka ndokush më pikëpyetje për kë punon Sali Berisha?!

 

O vëllezër e motra ky tradhëtar ka thirrë protestë kundër Bashkimit Europian. Ky tradhëtar po i shërben lojës së Vladimir Putinit kundër Bashkimit Europian”, shkruan Balla.

 

Advertisement

Postimi i plotë i Taulant Ballës:

 

TURPI I SHQIPËRISË KA EMËR!

 

Advertisement

Shtëpia e shqiptarit është e zotit dhe e mikut. Këtë rregull kurrë nuk e ka shkel kush në Shqipëri. Ne kemi shkruar historinë tonë me kodin tonë të mikpritjes.

 

Por tradhëtari dhe turpi i çdo vlere shqiptare Sali Berisha do të presë në besë shqiptarët më datë 6 Dhjetor 2022, duke thyer çdo normë, me kanun e kode shqiptari. Nuk e ka herën e parë që e bën.

 

Advertisement

Sali Berisha thërret protestë kundër Samitit BE-Ballkani Perëndimor, thërret njerëzit e tij të turpërojnë Shqipërinë.

 

Sali Berisha thërret protestë në ditën e dasmës më të bukur të ribashkimit me Europën.

 

Advertisement

A ka ndokush më pikëpyetje për kë punon Sali Berisha?!

 

O vëllezër e motra ky tradhëtar ka thirrë protestë kundër Bashkimit Europian. Ky tradhëtar po i shërben lojës së Vladimir Putinit kundër Bashkimit Europian.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy