Kadastra, makineri dixhitale/ Rama: Nga 3 korriku mbyllen sportelet. Të gjitha funksionet, online

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Kadastra, makineri dixhitale/ Rama: Nga 3 korriku mbyllen sportelet. Të gjitha funksionet, online

Kadastrat në të gjithë vendin mbyllin përfundimisht dyert në 3 korrik. Nga e hëna e javës së ardhshme nga shërbimi fizik do të kalohet në atë digjital.

 

Çdo procedurë që lidhet me regjistrimin e pronës, legalizimin apo me dhënien e titullit të pronësisë do të kryhet vetëm përmes portalit qeveritar e-Albania.

 

Advertisement

EDI RAMA

 

KRYEMINISTER I SHQIPERISE

 

Advertisement

Të hënën në datën 3 korrik Kadastra nuk është e aksesueshme për asnjë. Askush brenda në Kadastër nuk do të mundet dot tju përgjigjet. Asnjë nga kushërinjtë apo miqtë e miqve nuk do ju përgjigjen. Nga e hëna 3 korrik Kadastra është makineri digjitale. Askush nuk do të gjejë dot si trajtohet prona veç makinerisë së Kadastrës.

 

Me digjitalizimin e arkivave të kadastrës, Edi Rama flet për nisjen e një epoke të re, ku ndërhyrjet dhe tjetërsimet e hartave të pronësisë nuk do të ekzistojnë më.

 

Advertisement

Fajin e dështimit dhe korrupsionit nëpër kadastra pas 10 vite në krye të qeverisë ua la deputetëve, kryebashkiakëve dhe ministrave të tij. Akuzën e tij e përforcoi me kadastrën e Vlorës, që nuk gjeti qetësi nga ndryshimet e herëpashershme të drejtuesit.

 

EDI RAMA

 

Advertisement

KRYEMINISTER I SHQIPERISE

 

“Arsyeja pse dëshirova ta bëjë këtë takim të hapur duke ftuar disa ministra, deputetë, kryetarë bashkisë është për të thënë disa të vërteta të rëndësishme të cilat janë të vërtetat e shumë njerëzve që në gjithë këtë periudhë, edhe pse kemi bërë shumë përpjekje për ta ndryshuar sistemin e marrjes së titullit të pronësisë, kanë hasur me situata dhe procese absurde deri në dhimbje.

 

Advertisement

Punonjësve u tha se për ta do të ketë rritje rroge.

 

EDI RAMA

 

Advertisement

KRYEMINISTER I SHQIPERISE

 

Rritja e pagave të Kadastrës do jetë shumë e konsiderueshme sepse punonjësit duhet të paguhen nga shteti dhe jo nga qytetarët. Për këtë kemi diskutuar. Përfitoj nga rasti t’u bëj apel atyre që janë profesionistë në ato profesione që Kadastra i kërkon.

 

Advertisement

Ndërsa qytetarëve, përveç ndjesës që në tre dekada prona është bërë edhe shkak i krimeve të rënda deri në vrasje, i garantoi një kadastër të fortë ndaj sulmeve kibernetike.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy