Kalim të emigrantëve të paligjshëm/ Policia arreston dy persona në Gjirokastër, një në kërkim

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Kalim të emigrantëve të paligjshëm/ Policia arreston dy persona në Gjirokastër, një në kërkim

Policia e Gjirokastrës zhvilluar në një kohë të shkurtër dy operacione policore prej të cilave janë arrestuar dy persona dhe është shpallur në kërkim një tjetër.

 

Personat janë arrestuar për kalim të paligjshëm të meigrantëve në vendin e quajtur “Shkalla e zezë”.

 

Advertisement

Personi i tretë është larguar me shpejtësi dhe ka braktisur automjetin ë hyrje të qytetit të Tepelenës.

 

Vijon puna për gjetjen dhe arrestimin e tij.

 

Advertisement

Nga dy operacionet u sekuestruan tre automjete, tre aparate celulare dhe një shumë parash.

 

DVP Gjirokastër/Goditen brenda disa orësh, 2 raste të veprimtarisë kriminale të dhënies ndihmë shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit.

Finalizohen 2 operacione policore, të koduara “Road Guard 39” dhe “Road Guard 40”.

Advertisement

Transportonin emigrantë të paligjshëm, vihen në pranga 2 shtetas, shpallet në kërkim 1 shtetas tjetër.

Sekuestrohen 3 automjete, 3 aparate celulare dhe një shumë parash.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Gjirokastër, në bashkëpunim me Seksionin Operacional, Komisariatin e Policisë Tepelenë dhe DVKM Gjirokastër, në vijim të punës për goditjen e aktivitetit kriminal të dhënies ndihmë shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit, si rezultat i një pune hetimore disamujore, nën drejtimin e Prokurorisë, kanë finalizuar me sukses operacionet policore të koduara “Road Guard 39” dhe “Road Guard 40”, si rezultat i të cilëve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve G. H., 45 vjeç dhe L. J., 49 vjeç, banues në Krujë, si dhe u shpall në kërkim shtetasi E. R., 42 vjeç banues në Sarandë.

Arrestimi i shtetasve G. H. dhe L. J. u bë pasi janë kapur në flagrancë nga shërbimet e Policisë, në aksin nacional Gjirokastër-Tepelenë, në vendin e quajtur “Shkalla e zezë”, duke transportuar me automjetet përkatëse tip “Ford”, 6 emigrantë të paligjshëm nga vendet MENA, kundrejt fitimit.

Advertisement

Shpallja në kërkim e shtetasit E. R., 42 vjeç, banues në Sarandë, u bë pasi sapo ka vënë re shërbimet e Policisë që ishin në ndjekje të tij, është larguar me shpejtësi dhe në hyrje të qytetit të Tepelenës ka braktisur automjetin me të cilin po transportonte 7 emigrantë të paligjshëm nga vendet MENA, kundrejt fitimit.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 3 automjetet, 3 aparate celulare dhe një shumë parash.

Vijon puna intensive për kapjen e shtetasit E. R., si dhe për identifikimin dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

Advertisement

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy