Kaloi vettingu-n, konfirmohet në detyrë Rebani Jaupi

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Kaloi vettingu-n, konfirmohet në detyrë Rebani Jaupi

Vettingu ka konfirmuar në detyrë edhe Rebani Jaupin, Drejtor i Departamentit për Sigurinë Publike në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë. Më herët Jaupi ka qenë dhe drejtor i policisë së Tiranës.

Me një karrierë mbi 20-vjeçare në Policinë e Shtetit, Rebani Jaupi ka mbajtur edhe funksione të tjerë në drejtoritë e qarqeve në Durrës, Elbasan dhe në Tiranë.

Në detyrë u konfirmua më herët edhe Ermal Muça, drejtori i Policisë së Vlorës.

Muça u cilësua i pastër në tre shtylla: për pasurinë, kontrollin e figurës dhe mjaftueshmërinë në aftësitë e tij profesionale. /vizionplus.tv

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy