
Policia e Gjirokastrës në bashkëpunim me shërbimet FRONTEX kanë arrestuar një shtetas nga Pakistani, i cili u siguronte shtetasve të tjerë kalim të paligjshëm të kufirit kundrejt pagesës.
Përmes një njoftimi, blutë bëjnë me dije se gjatë kontrollit, pakistanezit me iniciale J.A i është gjetur dhe sekuestruar lëndë narkotike, aparat celulari dhe mjet identifikimi.
Njoftimi i policisë:
DVP Gjirokastër
AdvertisementFinalizohet me sukses operacioni policor i koduar “Road Guard 36”.
Operacioni, nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve në DVP Gjirokastër, në bashkëpunim me DVKM Gjirokastër dhe shërbimet FRONTEX.
AdvertisementNdihmonte dhe shoqëronte emigrantë, me qëllim kalimin e paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit, vihet në pranga një shtetas nga Pakistani, të cilit iu gjet një sasi lënde e dyshuar narkotike kanabis.
Sekuestrohen në cilësinë e provës materiale sasia e lëndës së dyshuar narkotike canabis sativa, 1 aparat celular dhe mjete identifikimi.
AdvertisementSpecialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme, në bashkëpunim me shërbimet e DVKM Gjirokastër dhe shërbimet e FRONTEX, në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale të dhënies ndihmë shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit, si rezultat i një pune policore të pandërprerë disamujore, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Road Guard 36”.
Në kuadër të këtij operacioni u arrestua në flagrancë shtetasi J. A., banues në Pakistan.
AdvertisementKy shtetas u kap nga shërbimet e Policisë, në vendin e quajtur “Ura e Lumit”, duke shoqëruar 6 emigrantë të paligjshëm nga vendet MENA, kundrejt fitimit.
Gjatë kontrollit fizik, shtetasit J. A. iu gjet një sasi lënde e dyshuar narkotike cannabis sativa, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, së bashku me një aparat celular dhe mjete identifikimi.
AdvertisementMaterialet në ngarkim të shtetasit J. A. i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Dhënia ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.