Kalvari i gjatë i dy vëllezërve shqiptarë, si arritën të futen në Guinness pas dy vitesh përgatitje

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Kalvari i gjatë i dy vëllezërve shqiptarë, si arritën të futen në Guinness pas dy vitesh përgatitje

Artan dhe Arnold Balla janë dy vëllezërit shqiptarë që kanë pasion akrobacinë. Ata morën pjesë në talent show-n e njohur në të gjithë botën “America’s Got Talent” dhe falë një performance të jashtëzakonshme morën duartrokitjet e publikut të gjerë dhe tre “PO” nga juria.

Epo duket se sukseset e tyre nuk kanë ndaluar aty.

Dy vëllezërit shqiptarë, kanë bërë histori duke vendosur një rekord botëror për kohën më të gjatë të qëndrimit në ekuilibër me sy të mbyllur, në një cilindër. Për këtë ata janë certifikuar nga “Guinness World Records”.

Në një lidhje të drejtpërdrejtë me “Vizioni i Pasdites” të moderuar nga Brikena Prifti, dy vëllezërit kanë rrëfyer emocionet dhe gjithashtu planet e tyre, të cilat për momentin vendosën që t’i lënë surprizë.

Advertisement

Arnoldi: Akoma jemi të emocionuar.

Artani: Kjo nisi pas “America’s Got Talent”. Patëm një ftesë për ta futur në librin e rekordeve Guinness. Ne jemi shumë kërkues dhe menduam që ta sillnim me sy mbyllur. Kur ia prezantum këtë personave që na propozuan ta fusnin në Guinness ata e quajtën ide të çmendur. Na u deshën dy vite për tu ambientuar dhe rezultatin final e patë.

Arnoldi: Ne u përgatitëm shumë, sepse ishte ideja në cilin vend do të tentojmë për rekord Guinness. Është shumë ndryshe nga palestra ku ti stërvitesh dhe shumë ndryshe kur del në ambient të hapur. Ia vlejti gjithë ajo punë dhe sakrificë sepse tani është në librin Guinness dhe na bën shumë të lumtur kjo pjesë. Kur ti je mbajtës i një rekordi të tillë je në majat profesionale. Çdo artist kërkon majat, por ti arrin një rekord të tillë thua “çfarë do të bëj tjetër.” Por kemi shumë projekte të cilat do të dalin pas rekordit Guinnes, por janë surprizë.

Artani: Unë jam vetëm 22 vjeç dhe më ka dhënë një shtysë të madhe. Më kanë ardhur dhe disa ide të tjera pas kësaj të cilat do t’i prezantojmë së shpejti.

Advertisement

Arnold: Me njëri-tjetrin merremi vesh shumë mirë. Ky ka qenë edhe çelësi i suksesit tonë.

Cili është synimi juaj për të ardhmen?

Artani: Ne kemi ecur me planin e punës “Balla Brothers. Tani jemi në hapat e parë të suksesit, edhe pse kemi arritur në nivele shumë të larta.. Synimi ynë është që të kemi shkolla në gjithë botën si “Balla Brothers.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy