Kambisti dhunohet e grabitet para shtëpisë, njeri nga autorët plagoset e kapet

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ngjarje e rende ne qytetin e Korces mengjesin e kesaj te hene. Tre persona te maskuar kane grabitur kambistin Shefqet Muco ne shtepine e ketij te fundit, ne oren 06:10 ne momentin qe ai do te dilte per pune.

Grabitesit u perleshen me kambistin dhe familjaret e tij. Njeri nga autoret mbeti i plagosur dhe u kap nga policia ndersa dy te tjeret munden te arratisen me nje shume te madhe parash.

I lenduar ka mbetur edhe vete kambisti.

Advertisement

Më datë 11.01.2021, rreth orës 06:10, në lagjen nr. 1, në rrugën e “Bilbilave”, Korçë, tre persona dyshohet se nën kërcënimin e armës i kanë vjedhur me dhunë shtetasit Sh. M., me profesion kambist, një sasi lekësh para banesës së tij.

Reagimi i menjëhershëm i Policisë, bëri të mundur ndalimin e njërit prej autorëve të dyshuar të ngjarjes, i cili ndodhet aktualisht për ndihmë mjekësore në Spitalin e Korçës, pasi ka marrë lëndime gjatë përplasjes fizike me kambistin dhe forcat e policisë, ku ka tentuar të shmangë kapjen nga ana e tyre.

Ndërsa po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve të tjerë, të cilët kanë mundur të largohen me shpejtësi nga vendngjarja me një automjet.

Nga ana e Policisë janë ngritur pika kontrolli, po bëhet krehja e zonës si edhe po kryhen veprime të tjera hetimore, të cilat do të ndihmojnë në zbardhjen e sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes

Advertisement

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 Struga.info | Privacy policy