Kamerat e sigurisë filmojnë skenën e shpërthimit tek “Sheshi Willson” që tronditi pallatin, pyeta vajza nga Laçi

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Kamerat e sigurisë filmojnë skenën e shpërthimit tek “Sheshi Willson” që tronditi pallatin, pyeta vajza nga Laçi

Për hetuesit, pamjet e kamerave të sigurisë pranë Sheshit Willson në zonën e ish-Bllokut ku dhe u hodh në erë një dyqan kozmetike pak minuta pas mesnate, është e vetmja shpresë për policinë për të zbardhur të plotë ngjarjen kriminale.

 

Kjo për faktin se kamerat kanë filmuar të gjithë skenën. Një mjet me ngjyrë të erret ka ndaluar pak metra larg biznesit që ishte marrë me qira prej 4 muajsh nga Enisa Pirolli.

 

Advertisement

Një person i veshur me të zeza dhe me kapuç në kokë ka zbritur nga mjeti ku në dorë mbante lëndën plasëse me fitilin e ndezur.

 

Brenda pak sekondash ai ka vendosur tritolin në derën e dyqanit dhe është larguar me shpejtësi. Referuar këtyre pamjeve filmike, pasi tritoli është vendosur në biznesin e Pirollit, kanë kaluar rreth 4 minuta deri në shpërthimin e tij.

 

Advertisement

E reja nga Laçi përpara oficerëve të policisë është shprehur se nuk e ka idenë se kush mund të jenë autorët, pasi sipas saj nuk ka konflikte me askënd.

 

Ndërkohë pistat e policisë mbeten të hapura, ku ndër ato më kryesoret janë konkurenca, ose ndonjë konflikt që Enisa Pirolli mund të ketë me persona të tjerë.

 

Advertisement

Tritoli i vendosur ishte rreth 50 gram, i cili shkaktoi vetëm dëme materiale në dyqan. Shpërthimi ishte i fuqishëm ku tronditi banorët e pallatit.

 

Zona ku ndodhej biznesi i kozmetikës është një nga zonat më të frekuentuara të Tiranës e cila ka një prezencë të madhe të forcave të policisë. E megjithatë kjo nuk i ka penguar aspak autorët që të vendosin tritolin në zemër të Tiranës.

 

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy