Kamioni del nga rruga dhe përfundon në përrua, 1 i vdekur dhe 3 të plagosur në Berat

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Kamioni del nga rruga dhe përfundon në përrua, 1 i vdekur dhe 3 të plagosur në Berat

Dalja e një kamioni nga rruga, ka sjell pasoja të rënda në jetë njerëzore për disa persona që udhëtonin me këtë mjet.

Ngjarja e rëndë ndodhi paraditen e kësaj të marte në fshatin Roshnik të Beratit.

Kamioni doli nga rruga dhe përfundoi në përrua.

Për pasojë ka humbur jetën shtetasi Zybo Brami 58 vjec, pasagjer në kamion, ndërsa dy djemtë e tij   Daniel Brami 26 vjec dhe  Roni Brami 12 vjec janë në gjendje te mire shendetësore.

Advertisement

Shtetasi Astrit Kanaci i cili dyshohet si drejtues i mjetit është në gjendje te rënde shendetësore në spital.

 

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy