Kamioni përplas makinën në aksin Shkodër-Hani i Hotit, plagosen nënë e bir

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Kamioni përplas makinën në aksin Shkodër-Hani i Hotit, plagosen nënë e bir

Një aksident automobilistik është shënuar pasditen e kësaj të enjte në aksin rrugor Shkodër-Hani i Hotit.

Policia njofton se një kamion është përplasur me një makinë, në të cilën ndodhej 36-vjeçari dhe nëna e tij.

Të dy këta të fundit kanë mbetur të lënduar dhe janë transportuar në spital për ndihmë mjekësore, ndërsa mësohet se janë jashtë rrezikut për jetën.

Rreth orës 16:20,  në aksin rrugorë Shkodër-Hani i Hotit,  kamjoni me drejtues shtetasin M. M., 55 vjeç,  është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin D. P., 36 vjeç.

Advertisement

Si pasojë janë  dëmtuar lehtë 36- vjeçari dhe nëna e tij shtetesja L. P., rreth 61 vjeçe (pasagjere) të cilët janë në spitalin rajonal të Shkodrës, jashtë rrezikut për jetën”, njofton policia.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit./vizionplus.tv

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy