Kampionati “Futsal 2024” për priftërinjtë vjen për herë të parë në Shqipëri, Veliaj: Zbritja në fushë dhe loja në skuadër është metafora më e bukur për Tiranën tonë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Kampionati “Futsal 2024” për priftërinjtë vjen për herë të parë në Shqipëri, Veliaj: Zbritja në fushë dhe loja në skuadër është metafora më e bukur për Tiranën tonë

Për herë të parë në Shqipëri po zhvillohet kampionati europian i futbollit për priftërinjtë “Futsal 2024”, ku marrin pjesë 17 skuadra nga e gjithë Europa. Erion Veliaj priti ne nje takim skuadrën shqiptare dhe  shprehu mirënjohjen për kontributin e saj në shërbim ndaj komunitetit.

“Duke qenë se këtë territor e ndajmë bashkë, dua t’ju them: Faleminderit! Shpresoj që këto ditë, kur mbi 200 priftërinj dhe mbi 17 skuadra nga e gjithë Europa janë mbledhur për këtë kampionat futbolli, të jenë edhe ditë të paqes dhe vëllazërisë, kur kuptojmë se edhe futbolli, edhe sporti, janë një analogji për punën tonë civile, por edhe për punën tuaj shpirtërore”, 

Kryebashkiaku tha se ndihet krenar që vitin e sportit Tirana e mbyll me një kampionat të tillë.

“Fakti që kemi ardhur për këtë aktivitet sportiv tregon se jemi njerëz që kemi zgjedhur të zbresim në fushë, jo të flasim nga lozha. Fusha e futbollit simbolizon zbritjen në terren, zbritjen në arenë, lojën në komunitet, lojën në skuadër, ndaj kjo është ndoshta metafora më e me bukur, sidomos për Tiranën që sapo mbylli vitin ku ishte Qyteti Europian i Sportit.

Advertisement

Skuadra shqiptare e priftërinjve drejtohet nga një emër i njohur i futbollit, siç është trajneri Armando Cungu./vizionplus.tv/

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy