Kandidat i Mitsotakis për Parlamentin Evropian, reagon Fredi Beleri: Beteja që po bëj nuk është personale

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Fredi Beleri është zgjedhur zyrtarisht nga partia në pushtet e kryeministrit Kyriakos Mitsotakis në Greqi si kandidat për eurodeputet në zgjedhjet e përgjithshme evropiane që mbahen qershor.

Shpallja e Belerit vjen në një kohë që kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës ndodhet në burg në vendin tonë, në një përballje të gjatë me drejtësinë si i akuzuar për vjedhje votash.

Menjëherë pas shpalljes së kandidaturës, Beleri ka reaguar përm një mesazhi të transmetuar nga vëllai i tij. Ai falenderon kryeministrin Mitsotakis dhe deklaron se beteja që po bën nuk është personale. Sipas tij, është një betejë për shtetin ligjor dhe demokracinë.

Fredi Beleri: Të dashur bashkatdhetarë të mi. Kryeministri Kyriakos Mitsotakis më ofroi sot mundësinë për të kërkuar votën e popullit grek në zgjedhjet evropiane të qershorit 2024. E falënderoj për këtë, por mbi të gjitha e falënderoj për mbështetjen e pandarë që më dha të gjitha këto muaj që kam qenë në burg.

Advertisement

Beteja që po bëj nuk është personale. Është një betejë për shtetin ligjor dhe demokracinë, rregullat e së cilës duhet të respektohen nga të gjithë. Është një betejë për vlerat që përfaqëson Perëndimi dhe Europa dhe të cilat duhet të respektohen nga ata që duan t’i bashkohen familjes së madhe evropiane.

Është një betejë për pjesën më të vuajtur dhe të padrejtë të helenizmit, minoritetin grek të Shqipërisë. Vëllezërit e mi që pas dekadash shtypjeje duan dhe kanë të drejtë të jetojnë të lirë dhe të qetë, pa frikë, në një vend që respekton të drejtat, nderin dhe pronën e tyre.

I bëj thirrje çdo greku dhe gruaje të mbështesë votën e Demokracisë së Re, të mbështesë kryeministrin që po ndërton me vendosmëri dhe metodë një Greqi të fortë dhe krenare, Kyriakos Mitsotakis./vizionplus.tv 

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy