Kandidatët e kryesisë/ Berisha: Janë emra të shkëlqyer, me kontribute të larta

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Kandidatët e kryesisë/ Berisha: Janë emra të shkëlqyer, me kontribute të larta

Pas përfundimit të mbledhjes së Komisionit të Rithemelimit, Sali Berisha ka deklaruar para mediave se lista e emrave të kandidatëve për Kryesinë e PD që do të votohen nesër, është një listë e shkëlqyer.

 

Berisha tha se në listë janë përfshirë zonja dhe zotërinj me kontribute të larta, duke përmendur Jozefina Topallin dhe Arben Imamin mes tyre, për të cilët tha se është bërë një padrejtësi në të shkuarën, duke e quajtur “qëndrim brutal”.

 

Advertisement

“Deputetët e PD janë të gjithë anëtarë të Këshillit pavarësisht qëndrimeve”, tha më tej.

 

“Mendoj se në listë janë paraqitur kontributet e Rithemelimit, janë paraqitur zonja dhe zotërinj me kontribut, natyrisht lidhur me ata të cilët kanë vërtetje kritika dhe sugjerime janë të mirëpritur të vazhdojnë vërejtjet ndaj Berishës pa asnjë hezitim, por gjykoj se kriter bazë kanë qenë kontributet në proces, padrejtësitë që janë bërë, Topalli dhe Imami janë propozuar, ndaj tyre patur një qëndrim brutal ndaj tyre.

Sigurisht që listën secili mund ta bënte me ndryshe por gjykoj se është e shkëlqyer. Në këtë listë është Ina Zhupa e cila siç keni konstatuar ju, ka luajtur një rol thelbësor në Parlament, dhe u bashkua me Kuvendin e fundit, ka ngritur çështje të rëndësishme. Deputetët e PD janë të gjithë anëtarë të Këshillit pavarësisht qëndrimeve, përveç katër pesë prej tyre s’kanë qenë anëtarë kryesie as në të mëparshmet, kështu kryesia ka gjithsej 20 anëtarë, pra s’ka asnjëlloj përfshirje të gjerë që ju mund të mendoni. Por janë të gjithë anëtarë të Këshillit Kombëtar.” -shtoi Berisha.

Advertisement

LISTA E PLOTE

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy