Kandidati i opozitës së bashkuar serbe për President: Nuk e njohim Kosovën, Vuçiç i ka dhënë gjithçka Prishtinës

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Kandidati i opozitës së bashkuar serbe për President: Nuk e njohim Kosovën, Vuçiç i ka dhënë gjithçka Prishtinës

Kandidati i opozitës së bashkuar serbe për President të Serbisë, Zdravko Ponos, si pjesë të fushatës së tij e ka bërë “temë të tij” edhe Kosovën, për çka tha se “asnjë qeveri e zgjedhur në mënyrë demokratike nuk duhet ta njohë Kosovën si shtet të pavarur”.

Ai madje e akuzoi presidentin aktual të Serbisë, Aleksandër Vuçiç, se “e ka përdorur Kosovën si mekanizëm për t’iu bërë lajka fuqive perëndimore, dhe aty filloi tatëpjeta”.

“Vuçiç erdhi në pushtet me premtimin se çështja e Kosovës do të zgjidhej sipas interesave të Perëndimit. Ai i ka dhënë Prishtinës gjithçka që i kanë kërkuar, derisa Beogradi dhe serbët në Kosovës nuk kanë marrë asgjë”, ka thënë ai për Novi Magazin.

Ai tha se në Washington para Donald Trump, Vuçiç “u ul në shkop gomari”, dhe “ia dha Kosovën donacion fushatës zgjedhore të Trumpit”.

Advertisement

Gjithashtu, tha se Lista Serbe në Kosovë “nuk e përfaqësojnë interesin e serbëve, por janë të angazhuar në punë të pista”.

Zdravko Ponos, kandidati i zgjedhur i opozitës serbe, që garon në zgjedhjet presidenciale të Serbisë më 3 shkurt, para mëse 1 muaji ka qëndruar në Kosovë dhe ka bërë edhe fushatë në Prizren përmes një videoadresimi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy