“Kandidoj që të përfaqësoj demokratët”/ Bejko: Berisha do t’i lërë Metës me testament PD-në, ja strategjia ime për zgjedhje!

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Kandidoj që të përfaqësoj demokratët”/ Bejko: Berisha do t’i lërë Metës me testament PD-në, ja strategjia ime për zgjedhje!

Kandidati i Partisë Demokratike për Bashkinë e Tiranës Roland Bejko ka akuzuar Sali Berishën, si përgjegjës të ndarjes së demokratëve dhe daljen me dy kandidatë në disa bashki.

 

Në një intervistë për Vizion Plus, ai tha se kandidon për të përfaqësuar demokratët në pushtetin vendor, ndërsa shtoi se do ofrojë një vizion të qartë dhe të arritshëm për Tiranën.

 

Advertisement

“Kandidimi im është përfaqësus i demokratëve që i rezistuan furisë së Berishës, i cili i ka ndarë në shumë pjesë. Kandidimi im ka të bëjë me të ardhmen e PD.

 

Këto janë zgjedhje vendore dhe politike dhe ofrimi i vizionit tonë për Tiranën që i ka zënë frymën ndërtimet”.

 

Advertisement

Refuzimin e Berishës për bashkim dhe daljen me një kandidat, Bejko e cilësoi si të qëllimshme.

 

Ai tha se qëllimi i ish-kryeministrit është asimilimi i PD-së dhe t’i trashëgojë Metës me testament partinë.

 

Advertisement

“Sali Berisha ka 32 vite në politikë dhe çdo gjë e quan pronë të vetë. Në rast se Berisha do ishte i interesuar për fitoren e kandidatëve që ka çuar tek Meta do pranonte ftesën tonë dhe pas zgjedhjeve të zgjidhnim krizën. Berisha e refuzoi se do të na asimiloj ne dhe ti falë partië Ilir Metës, tja lërë me testament”, tha Bejko.

 

Bejko tha se një nga strategjitë që ai ka është debati publik.

 

Advertisement

“Ne kemi një strategji që do zhvillohet në disa forma. Një formë e programit është debati publik. Programi është me këmbë në tokë, e do u prezantohet qytetarëve. Ka e një mesazh të plotë politik.

 

Do ketë surpriza, por do i lançojmë rast pas rasti të gjitha programet realiste që janë të bazuara në problemet urbanistike që ka qyteti”.

 

Advertisement

Bejko shtoi se betejën elektorale e ka me treshen Rama, Meta, Berisha që sipas tij ditën bëjnë sikur zihen dhe natën ndajnë interesat e tyre me oligarkët.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy