Kanosi me armë zjarri fqinjin/ Pranga 43-vjeçarit në Tiranë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Kanosi me armë zjarri fqinjin/ Pranga 43-vjeçarit në Tiranë

Policia ka pranadaluar një ngjarje në Tiranë teksa ka vënë në pranga një 43-vjeçar.

 

43-vjeçari në Alias është konfliktuar për motive të dobëta me fqinjin e tij ndërsa ka marr armën dhe ka qëlluar drejt oborrit të tij.

 

Advertisement

Agresori tashmë ii arrestuar, akuzohet për ‘armëmbajtje pa leje’ dhe ‘prishje të qetësisë dhe rendit publik’.

Tiranë

Finalizohet operacioni policor i koduar “Stroke”.

Operacioni i zhvilluar nga Komisariati i Policisë Nr. 4.

Advertisement

Falë ndërhyrjes në kohë nga Policia, parandalohet përshkallëzimi i mëtejshëm i një konflikti me armë zjarri.

Vihet në pranga 43-vjeçari që kërcënoi me armë fqinjin e tij.

Sekuestrohen arma e zjarrit kallashnikov dhe municion luftarak.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, pas marrjes së njoftimit se një shtetas kishte kërcënuar me armë zjarri fqinjin e tij, në Allias, kanë organizuar punën dhe kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Stroke”, në kuadër të të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit:

Advertisement

– B. M., 43 vjeç, banues në Allias, për veprat penale “Kanosja”, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” dhe “Prishja e rendit dhe qetësisë publike”.

Ky shtetas, gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka kanosur me armë zjarri fqinjin e tij, shtetasin F. K., 42 vjeç, duke qëlluar me armë zjarri në oborrin e banesës së 42-vjeçarit.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan një armë zjarri kallashnikov dhe një sasi municioni luftarak.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Advertisement

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy