Kaos në Dardhë/ Fluks i madh makinash, bllokohet rruga te pista e skive

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Kaos në Dardhë/ Fluks i madh makinash, bllokohet rruga te pista e skive

Këtë të diel k apsur fluks të madh mjetesh në fshatin turistik të Dardhës, aq sa për minita të tëra rruga ka mbetur e bllokuar në majë të Bigëll, aty ku ndodhet pista e skive.

 

Në kushte të tilla drejtuesit e mjeteve kanë qënë të detyruar të presin me minuta të tëra në këtë vend për të lëvizur një pjesë drejt fshatit turistik dhe të tjerët që linin Dardhën për tu rikthyer në qytetet e tyre.

 

Advertisement

I gjithë ky trafik i rënduar në majën e Bigëll-it ka ardhur për shkak të parkimeve të gabuara të drejtuesve të mjeteve të cilët frekuentojnë ski-pistën. Kanë qënë vetë drejtuesit e mjeteve ata që kanë mundur të normalizojnë situatën , punë të cilën duhet ta bënte Policia e Qarkullimit Rrugor.

 

Numri i mjeteve sa vjen e shtohet çka do të thotë se trafiku në vijim do të jetë edhe më i rënduar.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy